Del Pierro kërcënon Realin: Juventusi është Juventus

Futboll

Del Pierro kërcënon Realin: Juventusi është Juventus

Më: 2 prill 2018 Në ora: 23:28
Alessandro Del Piero

Alessandro Del Piero beson se ky mund të jetë viti kur Paulo Dybala të bëhet një superstar në Ligën e Kampioneve, ndërsa Juventusi përgatitet për një përballje të parë në çerekfinalen e këtij kompeticioni me Real Madridin, të martën.

Trashëgimia e Del Pieros për fanellën bardhezi nr.10 ka bërë një rikthim të fortë nga dëmtimi i vonshëm, duke shënuar gola vendimtarë në përballjen e Seria A me Lazion, muajin e kaluar, dhe në Ligën e Kampionëve, në “Wembley”, për të eliminuar Tottenham Hotspur.

Duke shënuar golat e eliminimit të Barcelonës sezonin e kaluar, Del Piero është duke mbështetur argjentinasin të jetë krijuesi i diferencës kundër Real Madridit, në çerekfinale. “Çdo vit ai po ngjitet në një nivel tjetër, – tha Del Piero për “Goal”, në rolin e tij si ambasador i Ligës së Kampioneve. – Ai tregoi shumë në këto dy ndeshje, kundër Lazios dhe “Spurs”. Dybala është një djalë shumë i mirë dhe një talent i pabesueshëm, ne nuk kemi nevojë të përmendim cilësinë e tij, por ajo që konstatoj me kënaqësi është se ai çdo vit po rritet. Ndoshta ky vit është viti më i mirë për të”.

Dybala ka pasur një “pit stop” në vitin 2018, për shkak të një lëndimi, që e mbajti atë nga një varg lojërash të Seria A jashtë fushës, si dhe ndeshjen e parë 1/8 finale të Champions-it kundër Tottenham. Del Piero shpreson se ai mund ta përfundojë sezonin në një formë të lartë, duke filluar nga e marta. “Këtë sezon, ai bëri një fillim të pabesueshëm,– tha fituesi i Ligës së Kampioneve në vitin 1996.

– Dybala po shënonte disa gola për ndeshje, ai po luante kaq mirë dhe e çoi Juven përpara. Pastaj erdhi lëndimi, por më pas u kthye me gol kundër “Spurs”. Në të njëjtën javë, ai shënoi në Romë, kundër Lazios, kështu që Juventusi pati mundësinë të shkojë përpara Napolit. Do të jetë shumë interesante të kuptojmë se si do të përfundojë ky sezon për të”.

Juventusi u kthye nga “kthetrat” e eliminimit kundër Tottenham në “Wembley” dhe Del Piero beson se ky është një moment kyç për gjigandët tradicionalë europianë, siç janë Juventusi dhe Real Madridi. Historia është e rëndësishme: “Mënyra si e ndërtoni një sezon është e rëndësishme dhe pastaj ka situata magjike si kjo. Le të marrim Real Madridin. Ata nuk po luajnë mirë këtë sezon në La Liga, janë në vendin e katërt, por ndihen rehat në këtë kompeticion.

Madrilenët zakonisht fitojnë kundër të gjithëve, por në anën tjetër është Juve. Kur bardhezinjtë e kuptojnë se është momenti për të fituar, ata fitojnë. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ndeshja në Londër kundër Tottenhamit ishte shumë e vështirë, sidomos pas ndeshjes së parë. Dhe ata gjetën një mënyrë për ta kthyer ndeshjen, për të marrë kualifikimin”, – përfundon ikona bardhezi, Del Piero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat