Ismajli “tradhton” Kosovën për Shqipërinë

Futboll

Ismajli “tradhton” Kosovën për Shqipërinë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 07:05
Ardian Ismajli

Kombëtarja e Shqipërisë vazhdon të peshkojë lojtarët nga Kosova, kurse së fundi po tenton të marrë lojtarin që është grumbulluar në disa ndeshje me Kombëtaren e parë të Kosovës.

Bëhet fjalë për kapitenin e U-21, Ardian Ismajlin, i cili ka merita të mëdha në suskeset e Kombëtares së drejtuar nga trajneri, Rafet Prekazi.

Gazeta Olle mëson se Cristian Panucci ka kontaktuar Ismajlin dhe lojtari në parim është pajtuar t’i bashkohet Shqipërisë, pasi ndihet i indinjuar nga ekipi i parë i Kosovës, e cila nuk e aktivizoi për asnjë minutë në ndeshjet kualifikuese për Botëror.

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit, po kërkon nga FFK (Federata e Futbollit të Kosovës) që me mirëkuptim të pranojë ftesën e Shqipërisë.

Gazeta Olle ka kontakuar zyrtarë të FFK-së, të cilët nuk kanë dashur të komentojnë rastin në fjalë. Ismajli vite më parë ka veshur fanellën e “2 Korrikut” dhe Prishtinës para se t’i bashkohet Hajdukut.

Në barazimin historik Kosovë U21 – Gjermani U21, 0-0, 21 vjeçari u vëzhgua edhe nga agjentë të klubit italian të Atalantës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat