Kujtim Shala: Ëndrrën e birit tim dhe gjithë familjes na shuan

Futboll

Kujtim Shala: Ëndrrën e birit tim dhe gjithë familjes na shuan

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2018 Në ora: 12:14

Ish futbollisti i mirënjohur, Kujtim Shala, është i revoltuar me disa dhe nuk e kupton pse gjithë ato padrejtësi ndaj djalit të tij, sulmuesit shtatlartë, Andis Shala, aktualisht luan në ekipin e Ligës së katërt gjermane, Babelsberg.  Kujtim Shala i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, por para se të vije në klubin e kryeqytetit kishte luajtur në  KF Liria të Prizrenit, Partizanin e Beogradit, ndërsa nga Prishtina shtegtoi në Dinamo të Zagrebit dhe luajti në Fortuna të Dyseldorfit në Bundesliga I, si dhe ndeshjen e parë në fanellën e kombëtares së Kroacisë në ndeshjen kundër SHBA-ve (1990, ende pa u shkatërruar RFSJ).

Ai tha se inatet e disave e lanë djalin e tij jashtë kombëtares së Shqipërisë, pastaj edhe të Kosovës sepse Andisi ka qenë në formë më të mirë të mundshme sidomos kohën kur ishte në ekipin e njohur Dunde Utd (2008-2011). “Ëndrrën e birit tim dhe gjithë familjes na shuan. Ishte edhe këtu kroati Josip Kuzhe që bisedova me të, ai donte ta ftonte Andisin në Kombëtare e Shqipërisë. Këtë edhe e bëri publike në një intervistë, mirëpo disave ju pengoj Andisi vetëm se ishte djali im. Edhe e anuluan kyqjen e tij”, thotë për gazetën kombëtare “Bota sot”, Kujtim Shala.

Image

Më pas tha se nuk e kupton përse ka aq shumë armiq? “Nuk e dij pse kam kaq armiq? Në atë kohë Andisi i përmbushte krejt predispozitat, ishte lojtar i Dunde Utd (në elitën e Skocisë), pra Premiere League. I kishte vetëm 20 vjet”, tha Shala. As Albert Bunjaki sa ishte selektor i kombëtares së Kosovës, asnjëherë s’e kishte ftuar Andisin! Të dielën që e lamë pas, Andisi me ekipin e tij zhvilluan derbin me liderin, Energie Cottbus. Cottbus shënoi fitore me rezultat 1:0.  Babelsberg është në vend të dhjetë me 34 pikë, por ka katër ndeshje me pak, kurse Cottbus kryeson me 67 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat