Mediat botërore jehonë fitores së madhe të Romës ndaj Barcelonës

Futboll

Mediat botërore jehonë fitores së madhe të Romës ndaj Barcelonës

Më: 11 prill 2018 Në ora: 11:10
Fitorja e jashtëzakonshme e Romës ka bërë bujë në mediat botërore.

Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 3-0 kundër Romës duke e bërë të pavlefshme fitoren e parë 4-1 në shtëpi.

Fitorja e jashtëzakonshme e Romës ka bërë bujë në mediat botërore.

Për L’Equipe është një “Romantada”, pasi për Barcelonën janë të njohura rikthimet, por kësaj radhe në kurriz të saj.

Për gazetën katalunase Sportin është një “fiasko pa justifikime”, humbja në Romë.

Në përgjithësi mediat katalunase kanë qenë shumë kritike ndaj Barcelonës, ndërsa në anën tjetër ato italiane kanë thurur elozhe për Romë.

Roma arriti fitore me golat e Edin Dzeko, Daiele de Rossi dhe Kostas Manolas.

“Roma bën historinë”, ishte titulli i Corriere dello Sport.

Ndërsa Tutto Sport që vjen nga Torino, i dërgon Juventusit mesazh me fitoren e Romës: Roma në ekstazë! Juve, e sheh që mund të behet?”.

Mbrëmja e martës ishte diçka e paharruar për  tifozët e klubit italian që vazhdojnë ëndrrën në Ligën e Kampionëve.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat