Zidane: “Atje bëmë një ndeshje të madhe dhe sot ka qenë krejt e kundërta”

Futboll

Zidane: “Atje bëmë një ndeshje të madhe dhe sot ka qenë krejt e kundërta”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 23:59
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave pas përfundimit të ndeshjes për të festuar kualifikimin e ‘merituar’ të ekipit të tij. Tekniku poashtu foli edhe për penalltinë e minutës së fundit.

 ”Jam i kënaqur, merituam të kalonim pas 180 minutave. Kemi patur shumë raste dhe ishte e vështirë të shënonim, por ky është futbolli. Kemi bërë një ndeshje të madhe atje ndërsa sot ka qenë krejt e kundërta.Kemi patur shanse, por topi nuk dëshironte të futej. Në fund kemi vuajtur. Në pushim duhej të ndryshoje diçka..”

Zëvendësimet në pjesën e parë: ”Lucas dhe Asensio na kanë dhënë pak më tepër energji. Nuk ishte faji i Bales apo Casemiros. Lucas dhe Asensio dhe më pas Kovacic na kanë dhënë pak më tepër qetësi.”

 ”Nuk e pash, më thanë që ishte penallti e qartë", shtoi për penalltinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat