Salzburgu i Berishës eliminon Lazion, kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Futboll

Salzburgu i Berishës eliminon Lazion, kalon në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Më: 12 prill 2018 Në ora: 23:00
Foto nga ndeshja

Salzburgu i Valon Berishës ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Futbolli evropian vazhdon të dhurojë emocione dhe përmbysje të mëdha këtë javë.

Është tani skuadra e Salzburgut që ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, duke e fituar 4:1 ndeshjen e kthimit ndaj italianëve të Lazios.

Lazio ndeshjen e parë në ‘Olimpico’ një javë më parë e kishte  fituar 4:2.

Dabbur, Haidara, Hwang Hee-Chan dhe Lainer shënuan për Salzburgun, ndërsa golin e vetëm për Lazion e shënoi Immobile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat