Bayerni me trajner të ri

Futboll

Bayerni me trajner të ri

Më: 13 prill 2018 Në ora: 13:46
Niko Kovac

Niko Kovac do të jetë trajner i ri i Bayern Munihut nga sezoni i ardhshëm duke u bërë zëvendësues i gjermanit Jupp Heynckes.  Mediumi prestigjioz gjerman Bild raportoi se trajneri kroat do të jetë zëvendësues i Jupp Heynckes në krye të Bayernit. Nuk ka vonuar shumë dhe kështu edhe ndodhi me Niko Kovacin që zyrtarizohet si trajneri i ri i bavarezëve. Është vet faqja zyrtare e klubit të madh gjerman që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me kroatin. “Niko Kovac do të marrë përsipër detyrën si trajner i Bayern Munichut nga 1 korriku 2018. Ne ramë dakord për një kontratë 3-vjeçare dje (e enjte)”, ka thënë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamixhiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat