“Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Futboll

“Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:12
Salah

Mohamed Salah beson se Liverpooli mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Ylli egjiptian që këtë sezon ka shënuar 39 gola për Liverpoolin ka thënë se ‘The Reds’ mund të arrijnë lavdinë evropiane.

Liverpool ka arritur deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, dhe tani do të ballafaqohet me Romën.

“Ne mundemi të fitojmë”, ka deklaruar Salah.

“Jemi në gjysmëfinale. E kam thënë gjithmonë se gjërat duhet t’i marrim hap pas hapi, jemi në gjysmëfinale dhe gjithçka mund të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat