Guardiola nuk e cilëson dështim eliminimin e Cityt nga Liga e Kampionëve

Futboll

Guardiola nuk e cilëson dështim eliminimin e Cityt nga Liga e Kampionëve

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:27
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka thënë se eliminimin e Manchester City në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk është një dështim.

Manchester City që cilësohej një favorit në këtë garë, u eliminua nga Liverpooli, duke u mposhtur në të dy ndeshjet.

“Ne shënuam dy gola të rregullt në dy ndeshjet dhe pastaj, në ndeshjen Juventus – Real Madrid të gjithë po flisni a ishte apo jo penallti”, ka thënë Guardiola.

“Në këtë kompeticion ka shumë akuza”.

“Ne pamë se ndikimi i detajeve të vogla është i madh, shumë i madh. Cilësia e ekipeve është e madhe, shumë e madhe. Ne kemi bërë paraqitje të mira këtë sezon në Ligën e Kampionëve, dhe do të tentojmë të rikthehemi më të fortë sezonin tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat