Qazim Laçit i mjaftojnë 4 minuta për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio

Futboll

Qazim Laçit i mjaftojnë 4 minuta për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio

Më: 13 prill 2018 Në ora: 23:33
Qazim Laçi

4 minuta i mjaftuan Qazim Laçit për të realizuar dhe për t’i dhënë fitoren AC Ajaccio në ligën e dytë franceze. Mesfushori i talentuar i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili rikthehej nga një dëmtim që e mbajti jashtë edhe nga dy sfidat e fundit të skuadrës së Alban Bushit ndaj Sllovakisë, u hodh në fushë në minutën e 70-të dhe në të 74-ën realizoi golin e avantazhit dhe atë që zhbllkoi shifrat në sfidën mes AC Ajaccio dhe Nancy, takim që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të skuadrës së Qazim Laçit.

Për mesfushorin shqiptar i cili luan si i huazuar nga Olympiacos te AC Ajaccio, ky ishte goli i 3-të në këtë sezon të ligës së dytë franceze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat