“Messi është i dëshpëruar dhe pa disponim pas eliminimit nga Champions League”

Futboll

“Messi është i dëshpëruar dhe pa disponim pas eliminimit nga Champions League”

Më: 14 prill 2018 Në ora: 12:24
Messi

Valverde ka zbuluar se Messi është i dëshpëruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur se eliminimi i papritur nga Liga e Kampionëve nga Roma, që përmbysi gjithçka në Itali duke fituar 3-0, ka ndikuar shumë keq në disponimin e lojtarëve.

“Messi është si shokët e skuadrës”, tha Valverde. “Jemi të zhgënjyer dhe të padisponueshëm, por duhet të përballemi me këtë dhe të lëvizim para’, deklaroi Valverde.

Barcelona e pret Valencian në “Camp Nou” nga ora 16:15 dhe do të kërkojë të thyejë rekordin 38 vjecar në Spanjë.

Barcelona është e pamposhtur në 38 ndeshje të La Ligas (31 fitore, 7 barazime) duke barazuar rekordin e vendosur nga Real Sociedad mes 1979-ës dhe 1980-ës dhe sot mund të vendosë një të ri për sa i takon numrit të njëpasnjëshëm të ndeshjeve pa humbje në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat