Ndëshkohet shqiptari me karton të kuq në Spanjë

Futboll

Ndëshkohet shqiptari me karton të kuq në Spanjë

Më: 15 prill 2018 Në ora: 14:12
Keidi Bare

Një ndeshje për të harruar ajo e mesfushorit të Kombëtares Keidi Bare. 20-vjeçari është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 15-të të sfidës ndaj Deportivo La Korunja B, që po fitohet nga miqtë me rezultatin 0:2.

Bare që është edhe lideri i skuadrës B, e braktisi ekipin, duke e lënë me 10 lojtarë, pas dy kartonave të verdhë.

Fillimisht ai u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar, ndërkohë që ka protestuar dhe gjyqtari nuk e ka falur duke i nxjerrë të dytin e verdhë, pa u mbushur minuta e 15. Atletiko e Madrid mban vendin e 8-të në Segunda Division B, Grupi 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat