Mourinho bën kopracin: Nuk do të bëjmë merkato të çmendur

Futboll

Mourinho bën kopracin: Nuk do të bëjmë merkato të çmendur

Më: 15 prill 2018 Në ora: 15:41
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka deklaruar sot se Manchester United nuk do të bëjë asnjë merkato të çmendur verën e ardhshme, për të reduktuar diferencën që ka me rivalët e Manchester City, që pritet të festojnë titullin kampion. Këtë sezon, skuadra e United ka përmirësuar ndjeshëm paraqitjet e saj krahasuar me një vit më parë, duke realizuar deri më tani 71 pikë, dy më shumë se sezoni i kaluar, ndërkohë që ka ende edhe 6 ndeshje të për luajtur. Gjithsesi, eliminimi në Champions League nga Sevillja dhe fakti që City është 16 pikë para në renditje regon se United ka nevojë për ndërhyrje në merkaton e ardhshme.

Edhe pse Mourinho ka shpenzuar mbi 300 milionë stërlina, ai kërkon të jetë i kujdesshëm në blerjet e ardhshme. “Nuk do të shpenzojmë më shume se sa kemi mundësi, nuk do të bëjmë asnjë çmenduri në merkato. Do të përpiqemi të improvizojmë më shumë me këta lojtarë që kemi. Kjo është ajo që do të përpiqemi të bëjmë, duke menaxhuar edhe lojtarët që kemi në dispozicion. Vjet u renditëm në vendin e gjashtë, këtë sezon jemi të dytët, pa bërë çmenduri në merkato e këtë gjë do të tentojmë edhe sezonin tjetër. Nuk është vetëm një çështje mes nesh dhe City, por që do të përfshijë edhe atë që do të bëjnë ekipet e tjera”, tha Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat