Asani: Ndaj Akademija Pandevit nuk kemi se çka humbim

Futboll

Asani: Ndaj Akademija Pandevit nuk kemi se çka humbim

Më: 18 prill 2018 Në ora: 12:51
Asani

Skuadra e Shkupit sot (16.00) do të luajë në Turnovë, kundër ekipit të Akademija Pandevit. Sikurse të gjitha ndeshjet tjera, edhe kjo përballje është marrë me seriozitet të lartë.

Duke marrë parasysh se me duelin ndaj Akademia Pandevit, fillon raundi i katërt dhe i fundit për sezonin 2017/18, kalendari i këtij sezoni është shumë i ngjeshur dhe do të ketë ndeshje në mesjavë dhe fundjavë, andaj secila ndeshje pritet të jetë sfidë mjaft e vështirë, ndërsa pikët janë mëse të vlefshme.

Për duelin e nesërm ka folur sulmuesi i krahut Shpend Asani, i cili ka potencuar se ekipi është në formë dhe pas pikës së fituar ndaj Vardarit, ekipi udhëton me optimizëm edhe për duelin ndaj Akademija Pandevit.

“Të dielën kemi luajtur një ndeshje të mrekullueshme ndaj Vardarit, por që në fund nuk arritëm të marrim tre pikët. Na gëzon fakti që jemi kthyer në formë të mirë dhe shpresojmë të përsërisim lojën e mirë edhe në ndeshjet e radhës.

Ndaj Akademija Pandevit nuk kemi se çka humbim, shkojmë duke respektuar kundërshtarin, por duke kërkuar që të marrim pikë edhe në këtë takim. Po luajmë tri ndeshje si mysafire dhe çdo pikë për ne do të jetë me vlerë, që më pas ta kemi edhe më lehtë kur të kthehemi në fushën tonë në Çair para tifozëve tanë”, ka thënë Asani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat