Shtypi britanik i quan dështim, Xhaka e Mustafi të ardhmen e pasigurt

Futboll

Shtypi britanik i quan dështim, Xhaka e Mustafi të ardhmen e pasigurt

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:37
Xhaka e Mustafi

Arsenal po shënon një sezon të dobët, më të dobëtin prej ardhjes të Arsene Wenger dhe fajtorët po kërkohen gjithandej skuadrës, nga trajneri e deri tek lojtarët.

“Topçinjtë” gjenden në pozitën e gjashtë në Premier League, çka do të thotë se mund të mbesin pa garat e UEFA-s, nëse nuk triumfojnë në Europa League sivjet.

Era e profesorit Arsene Wenger duket se po përfundon, por bashkë me të mund të largohen edhe dy shqiptarët, që po shihen si dështime nga shtypi, e posaçërisht Mustafi me paraqitjet e tij tash e një kohë.

Të dy arritën në “Emirates” në verën e vitit 2016 dhe pritej se pikërisht ata do të ishin ndër faktorët kryesorë për ndryshime pozitive tek Arsenal, por duket se kanë dështuar të impresionojnë.

Shkodran Mustafi u shndërrua në mbrojtësin e tetë më të shtrenjtë në botë, pasi Arsenal mendoi se vlente shumë dhe pagoi për të 35 milionë funte kur e transferoi nga Valencia.

Kurse, Granit Xhaka në anën tjetër i cili ishte tek Borussia Monchengladbach, u transferua për 34 milionë funte, duke u bërë blerja e gjashtë më e shtrenjtë e “Topçinjve” nga Londra.

Megjithatë, dyshja nuk arriti të përmbush pritshmërinë e tifozëve dhe klubit nga Londra Veriore, kurse gjatë verës pritet që Arsenal do të “peshkojë” emra tjerë, të cilët do të mund t’i zëvendësonin dy shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat