Kupa e Botës, shanse për Dybalan e Icardin pas lëndimit të Agueros

Futboll

Kupa e Botës, shanse për Dybalan e Icardin pas lëndimit të Agueros

Më: 19 prill 2018 Në ora: 14:56
Paulo Dybala dhe Mauro Icardi

?Homero D’Agosino nuk është shumë optimist se Aguero do të rikuperohet me kohë për Botëror. Kjo është një mundësi e artë për Icardin e Dybalan.

Sergio Aguero është shprehur i sigurt se do të kthehet shumë shpejt në fushë dhe, për rrjedhojë, do të jetë gati për Kupën e Botës. Por nuk e mendon kështu mjeku i kombëtares së Argjentinës, Homero D’Agosino, i cili nuk është shprehur shumë optimist për rikuperimin e sulmuesit, që i është nënshtruar një operacioni në gju të martën e kaluar.

“Ai ka bërë një astroskopi 60 ditë para Kupës së Botës dhe kjo është shqetësuese, – ka thënë doktori për Radio 10, – sepse rikuperimi kërkon të paktën pesë javë. Kur bëhet fjalë për dëmtime të vjetra, procesi nuk është aq i shpejtë sa do të dëshironim dhe sigurisht nuk do të jenë më pak se tri apo katër javë”.

Duke marrë parasysh faktin se Botërori do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm dhe se Argjentina do të debutojë kundër Islandës dy ditë më pas, ajo e Aguero-s mund të konsiderohet një garë kundër kohës.

“Nuk mendoj se do të jetë në 100% të formës, – ka shtuar D’Agostino, – sepse anatomia është anatomi dhe dëmtimi është ai që është. Mund ta provojmë, por nuk besoj se do të jetë në formën e tij më të mirë”.

Ky është një skenar që argjentinasin urojnë që të mos realizohet, por mund t’i dhurojë një shans më shumë Paulo Dybala-s dhe, ndoshta, Mauro Icardi-t, i cili është i përjashtuar nga lista paraprake e të grumbulluarve nga Samapoli, të paktën sipas shtypit argjentinas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat