Nga sezoni tjetër Arsenali do të ketë një trajner të ri në skuadër.Pas 22 vitesh të kaluara nën udhëheqjen e Arsene Wenger, tek Arsenali do të nisë një frymë e re.
Francezi ka njoftuar sot se do të largohet në përfundim të stinorit dhe tani drejtuesit e klubit janë vënë në kërkim të njeriut që do ta zëvendësojë atë.
Dy emra janë më të përmendurit. Bëhet fjalë për Carlo Ancelottin dhe Joachim Low.
Ancelotti është i lirë pasi në fund të vitit të shkuar kalendarik kishte ndërprerë kontratën me Bayern Munichun, kurse Low është përzgjedhës i kombëtares së Gjermanisë, të cilën do ta drejtojë në Kupën e Botës.