Valverde frikësohet nga shkarkimi edhe nëse përfundon sezonin me dy trofe

Futboll

Valverde frikësohet nga shkarkimi edhe nëse përfundon sezonin me dy trofe

Më: 23 prill 2018 Në ora: 19:22
Valverde ka përkrahjen e lojtarëve, por jo edhe të drejtuesve (Getty Images)

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është i shqetësuar për pozitën e tij, pasi mendon se do të shkarkohet edhe nëse fiton dy trofe, titullin në La Liga dhe Copa del Reyn.

Shtypi katalunas të shtunën në mëngjes ka raportuar se Valverde do të shkarkohet nëse Barça do të mposhtej nga Sevilla në finalen e Copa del Rey.

Megjithatë, edhe përkundër fitores në finale me rezultat të thellë 5-0 dhe rrëmbimit të titullit të parë sezonal, mbeten ende dyshime për Valverde.

Sipas gazetës së madhe spanjolle AS, trajneri ka ndjerë një distancë në rritje mes vetes dhe disa anëtarëve të bordit drejtues të klubit.

Në të vërtetë, marrëdhënia midis trajnerit dhe ekzekutivit të Barcelonës është përshkruar si shumë “e ftohtë”.

Lojtarët e mëdhenj të Barças, pasi u përballën me Valverden mbi përzgjedhjen e ekipit dhe taktikat e tij për humbjen e Ligës së Kampionëve ndaj Romës, që nga ajo kohë u takuan me trajnerin për të siguruar se ai ka mbështetjen e plotë të lojtarëve.

Megjithatë, bordi është një çështje tjetër dhe Valverde u ka thënë miqve se ai ka frikë se mund të shkarkohet në fund të sezonit.

Valverde u ka thënë miqve të tij se edhe nëse fiton titullin, pra dy trofe këtë sezon, nuk mund ta shpëtojë punën e tij këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat