Caktohet gjyqtari i El Clasicos

Futboll

Caktohet gjyqtari i El Clasicos

Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:00
Hernandez Hernandez

Federata e futbollit të Spanjës ka komunikuar për media se ka caktuar gjyqtarin e El Clasicos së 6 majit në Camp Nou.

Gjyqtar kryesor do të jetë Hernandez Hernandez dhe kjo nuk është hera e parë që ai ndan drejtësinë në një El Clasicos.

Hernandez ishte gjyqtar në El Clasicon e sezonit të kaluar në Bernabeu më 23 prill, ndeshje që përfundoi me fitore të Barcelonës në minutën e fundit 2-3.

Gjithashtu në këtë ndeshje Hernandez kishte përjashtur kapitenin Ramos me karton të kuq pas një ndërhyrje në Leo Messin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat