Sonte gjysmëfinalet e Europa Ligës.

Futboll

Sonte gjysmëfinalet e Europa Ligës.

Më: 26 prill 2018 Në ora: 08:47
Do të jenë dy ndeshje mjaftë interesante por vëmendja pritet të jetë në Londër ku do të ndeshen Arsenali dhe skuadra e Atletico Madridi-t.

Sonte me fillim prej orës 21:05 do të zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale të Europa Ligës.

Do të jenë dy ndeshje mjaftë interesante por vëmendja pritet të jetë në Londër ku do të ndeshen Arsenali dhe skuadra e Atletico Madridi-t.

Kjo ndeshje mund të quhet finale para finales pasi që ekipi që kualifikohet në finale atëher do të jetë favorit për të triumfuar këtë sezon në Europa Ligë.

Arsenali u kualifikua në gjysmëfinale pasi që në çerekfinale arriti ta eliminojë skuadrën e Milani-t, duke e mposhtur atë në dy ndeshjet, ndërsa rivali i Arsenalit sonte Atletico Madridi në gjysmëfinale arriti pasi mposhti Sportingun e Lisbonës.

Arsenali do të ketë disa mungesa të rëndësishme si mungesa e Mkhitaryan por në dyshimë janë edhe Mesut Ozil e Jack Wilshere ndërsa te skuadra mysafire do të mungojnë Filipe Luis dhe Juanfran.

Ndeshja tjetër zhvillohet në Francë në mes të Marsejit dhe Salzburgu-t të Valon Berishës.

Salzburgu i cili bëri befasinë duke eliminuar në çerekfinale skuadrën italiane të Lazios kërkon që ti befasojë edhe francezët dhe të kualifikohet në finale, ndërsa Marseji në gjysmëfinali u kualifikua pasi mposhti skuadren gjermane të Leipzig.

Mbetet të shihet nëse Valon Berisha do të bëhet Kosovari i parë që arrin në finale të Europa Ligës me klubin e vetë, pasi pas një jave do të zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të ketyre gjysmëfinaleve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat