Naivë

Futboll

Naivë

Më: 26 prill 2018 Në ora: 10:42
Thomas Muller

Kapiteni i Bayern Munih, Thomas Muller, tha se çelësi për humbjen e skuadrës së tij në shtëpi, kundër Real Madridit, ishte se të tijtë u treguan shumë naivë dhe, mbi të gjitha, nuk shfrytëzuan shanset për të shënuar.

“Nëse shikoni të gjithë ndeshjen, ne ishim shumë naivë, nuk arritëm të bëjmë atë që kemi bërë në javët e fundit, duke i shfrytëzuar shanset tona, – tha Müller për mediat gjermane. – Mund të kishim një rezultat shumë më të mirë, për shkak të mënyrës se si shkoi ndeshja”.

Müller shtoi se nuk mund të kritikoni ndonjë gjë te Bayerni, sa i përket qasjes taktike, përderisa golat e kundërshtarit erdhën nga aksione të përpikta, të nisura nga gabimet e bavarezëve: “Goli i dytë erdhi nga një gabim yni individual, i pari ishte i çuditshëm, por gjëja përfundimtare është se nuk i kemi shfrytëzuar mundësitë tona”.

Megjithë humbjen 2-1 në “Allianz Arena”, Müller beson se “ka ende shumë për të bërë në këtë raund dhe asgjë nuk është vendosur për kualifikimin”. Nga ana tjetër, duke folur për “Kicker”, ai pranoi se e pa Real Madridin shumë të dobët: “Ky Real Madrid është absolutisht vulnerabël, ne duhet të kemi një mentalitet vrasës, sepse kemi mundësi reale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat