Tare në kërkim të një mbrojtësi

Futboll

Tare në kërkim të një mbrojtësi

Më: 26 prill 2018 Në ora: 14:53
Diego Godin

Diego Godin do të jetë sfida e radhës në merkato për Igli Taren. Drejtuesi shqiptar i Lacios synon të afrojë në kryeqytetin italian mbrojtësin uruguaian, i cili duket në sezonin e tij të fundit me Atletikon e Madridit.

Largimi i Stefan De Vrij do të lejë një boshllëk të madh në prapavijën e skuadrës së Simone Inzagit dhe presidenti Lotito i ka kërkuar Tares të sjellë një zëvendësues në lartësinë e duhur. Uruguaiani i madrilenëve mund të pranojë një përvojë në Serinë A dhe Lacio shihet si një alternativë e pëlqyer nga vetë i interesuari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat