Gurdiola vlerëson De Bryne

Futboll

Gurdiola vlerëson De Bryne

Më: 27 prill 2018 Në ora: 08:38
26-vjeçari shënoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Swansea dhe Guardiola mendon se bëhet fjalë për futbollistin e kompletuar.

Në një artikull të publikuar nga faqja zyrtare e Manchester City në internet, trajneri i kampionëve të Anglisë, Pep Guardiola, ka folur për Kevin De Bruyne duke e vlerësuar në maksimum mesfushorin belg që ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 15 asiste në këtë sezon.

26-vjeçari shënoi edhe në ndeshjen e fundit kundër Swansea dhe Guardiola mendon se bëhet fjalë për futbollistin e kompletuar.

“Ai mund të bëj gjithçka, të bëj presion shkëlqyer, të rikuperojë topin, të pasojë, të ndërtojë aksione, të ekzekutojë goditje standarte,” – tha Guardiola.

Më pas, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich shtoi: “De Bruyne na ndihmon shumë edhe në fazën mbrojtëse, është një luftëtar, pastaj kur sulmon shënon gola dhe mban rekord për asiste. Pra i bën të gjitha, është një prej futbollistëve më të mirë që kam pasur ndonjëherë në dispozicion. Eshtë lojtari modern, lojtari i kompletuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat