Vera e vitit 2018 do të sjellë shumë ndryshime te Juventus.
Dështimi për të fituar edhe këtë sezon Ligën e Kampionëve, ka bërë që skuadra italiane të mendojë për lëvizje të mëdha në afatin kalimtar të kësaj vere.
Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, Juventus po monitoron tre lojtarë të PSG-së.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë nga Belgjika, Thomas Meunier, për “xhevahirin” e mesfushës Adrien Rabiot dhe për sulmuesin argjentinas Angel Di Maria.