Presidenti i Milanit cakton objektivin për finalen kundër Juventusit

Futboll

Presidenti i Milanit cakton objektivin për finalen kundër Juventusit

Më: 5 maj 2018 Në ora: 14:17
Yongohng Li

Yongohng Li i ka bërë thirrje ekipit ta fitojë finalen e Coppa Italias kundër Juventusit.

Presidenti i Milanit, Yongohng Li i ka bërë thirrje ekipit ta fitojë finalen e Coppa Italias kundër Juventusit.

“Rossonerët” luajnë kundër “Bianconerëve” të mërkurën në Stadio Olimpico të Romës në finalen e Coppa Italias.

Li ka mbërritur në Milano për të mbështetur ekipin në fazën përfundimtare të sezonit.

“Kam pritje të mëdha nga kjo ndeshje, uroj të arrijmë një rezultat të mirë dhe ta fitojmë kupën”, u shpreh ai.

“Kjo është ajo që pres nga ekipi dhe dua që të gjithë ta japin maksimumin. Forza Milan”, theksoi Li.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat