Juventus, Marotta i hap rrugën një rikthimi në Torino…

Futboll

Juventus, Marotta i hap rrugën një rikthimi në Torino…

Më: 6 maj 2018 Në ora: 08:03
Marotta

Drejtori i përgjithshëm i Juventus, Beppe Marota, ka folur për situatën e merkatos te bardhezinjtë duke e nisur nga Marchisio: “Nuk është nën provim apo në dyshim në ndeshjet e fundit të sezonit. Padyshim që e ardhmja e tij varet nga vetë futbollisti.”

Në lidhje me Alvaro Morata ai shtoi: “Ndoshta ka nostalgji për ekipin tonë, por për momentin nuk mund të them asgjë, sepse ai është një futbollist i Chelsea. Ne kemi një ekip të përbërë nga futbollistë të aftë që garojnë për vendin e titullarit. Gjithsesi vazhdojmë të marrim në konsideratë të gjithë ato mundësi që mund të na ofrojë merkato.”

Në fund ai ka folur për Benatia, i cili ndaj Bologna ka qenë në stol për herën e dytë radhazi, si nuk kishte ndodhur asnjëherë në këtë sezon: “Juventus merr pjesë në shumë veprimtari dhe është normale të ketë rotacion dhe lodhje. Nuk është një dënim për debatin që ka pasur me trajnerin, por një zgjedhje teknike që Allegri e ka bërë duke parë formën e lojtarëve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat