Pendohet apo jo

Futboll

Pendohet apo jo

Më: 10 maj 2018 Në ora: 13:06
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane foli në konferencën për shtyp, pas disfatës në “Sanchez Pizjuán”, dhe tha se nuk pendohet për formacionin titullar, me të cilin e nisi ndeshjen. Ai, gjithashtu, foli për personalitetin e kapitenit të të tijve, Sergio Ramos.

Çfarë mungonte: “Në metrat e fundit nuk kemi bërë asgjë, sidomos pjesën e parë. Në të dytën jemi përmirësuar”.

Titullarët: “Është një ekip që mund të fitojë në heshtje. Unë nuk pendohem për formacionin. Ishte një mundësi për lojtarët që luajnë më pak. Nuk mund të fajësoj çdo, sepse në pjesën e dytë shënuan dy gola”.

A do të ndikojë kjo humbje: “Ne jemi të zhgënjyer, por nuk do të ndikojë asgjë. Të shtunën kemi një tjetër lojë. Nuk do të ndikojë asgjë në atë që ne do të bëjmë deri në fund të sezonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat