Flet babai i Fekir: Djali im nuk ka marrëveshje me Liverpool

Futboll

Flet babai i Fekir: Djali im nuk ka marrëveshje me Liverpool

Më: 10 maj 2018 Në ora: 14:15
Nabil Fekir

Fati i transferimit të verës nuk është hapur ende, por thashethemet rreth të ardhmes së futbollistit të Lyonit, Nabil Fekir po rritën gjithnjë e më shumë.

L’Equipe kishte raportuar se Lyon ka rënë dakord që edhe nëse klubi do të luaj në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Fekiri do të lejohet të largohet.

Liverpooli ka qenë si një destinacion i përmendur, megjithatë babai i futbollistit e ka mohuar një gjë të tillë.

“Nabil në Liverpool, kjo është e gabuar. Kam dëgjuar se ka marrëveshje, gjëra të tilla. Unë kam qenë i befasuar”, ka thënë babai i tij, Mohamed.

“Unë mund ta mohoj këtë informacion tani: nuk është e vërtetë. Përndryshe Nabil do të më thoshte menjëherë, jemi shumë afër”.

“Unë mund t’ju garantoj se ai kurrë nuk u takua (Jurgen Klopp)”.

“Ëndrra e tij është të luajë në Ligën e Kampionëve me klubin e tij të rinisë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat