Igli Tare ka thënë se Stefan de Vrij do të luajë edhe ndaj "Nerazzurrëve".
Igli Tare ka njoftuar se Stefan de Vrij do të luajë për Lazion ndaj Interit në ndeshjen e xhiros së fundit në Serie A.
De Vrij ka paralajmëruar largimin nga Lazio për tek Inter, pas përfundimit të këtij sezoni.
Dhe, drejtori sportiv i Lazios, Tare ka thënë se holandezi do të luajë edhe ndaj “Nerazzurrëve”.
“De Vrij do të luajë deri në ndeshjen e fundit, ne i besojmë atij”, tha Tare për “Il Tempo”.