Gjyqtarët e Serie A e paditin presidentin e Napolit

Futboll

Gjyqtarët e Serie A e paditin presidentin e Napolit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:26
Gjyqtarët e Serie A e paditin presidentin e Napolit

“Nga ana ime komente të tilla nuk meritojnë asnjë koment. Tani është Prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit që do të hetojë deklaratat e presidentit të Napoli” – ka folur për një radio sportive, Marcello Nicchi, shefi i gjyqtarëve në Serie A në lidhje me akuzat e rënda të lëshuara nga Aurelio de Laurentiis. Presidenti i Napoli deklaroi se gjyqtarët dhe VAR i kishin vjedhur tetë pikë dhe si rrjedhojë titullin kampion. “Bilanci i VAR është pozitiv dhe kjo është në sytë e të gjithëve, aq shumë sa edhe bota po vjen të studiojë metodikën tonë”, – shtoi Nicchi. “Në pesë muaj kemi marrë rezultate shumë të rëndësishme”, vazhdoi Nicchi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat