Donnarumma: Portierët edhe mund të gabojnë…

Futboll

Donnarumma: Portierët edhe mund të gabojnë…

Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:53
Donnarumma

“Sigurisht që ne jemi të gjithë shumë të zhgënjyer.” Gigio Donnarumma flet në këtë mënyrë pas dy gabimeve foshnjarake në finalen e Kupës së Italisë të humbur 4-0 ndaj Juventus në “Olimpico”. I ka thënë këto fjalë në “Milan TV” dhe nuk e ka fshehur zhgënjimin dhe trishtimin e tij.

“Donim të gjithë ta fitonim këtë ndeshje dhe na vjen shumë keq që nuk ia dolëm, – komenton portieri i Milan, – por gjithsesi shohim përpara sepse na kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit, dy ndeshje shumë të rëndësishme ku duhet të bëjmë një punë të mirë.”

Tema “e nxehtë” ka të bëj me gabimet e tij. “I tillë është roli i portierit, ndodh që të gabojmë, – reflekton Donnarumma. – por unë kthej menjëherë faqe dhe shoh përpara. Do të shkojmë në Bergamo me dëshirën për të treguar se jemi një ekip i fortë. Kam parë te shokët e mi dëshirën më të madhe për të mposhtur Atalanta dhe kjo më pëlqen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat