Allegri, si kurrë më parë: Ja si ndryshoi Juventusi me “mbretin e dyfishtë”…

Futboll

Allegri, si kurrë më parë: Ja si ndryshoi Juventusi me “mbretin e dyfishtë”…

Më: 11 maj 2018 Në ora: 23:48
Allegri

“Në 30 vite, ky Juventus i jashtëzakonshëm do të mbahet mend”. Kjo është fjala e Massimiliano Allegrit pasi mundi Milanin (4-0) në finalen e Kupës së Italisë. Një teknik, i cili nuk ishte saktësisht i mirëpritur në Torino, për të kaluarën e tij kuqezi. “Ne nuk e duam atë”, – bërtiti tifozi, në shok për largimin e papritur të Antonio Conte, në portat e qendrës sportive të Vinovos, në vitin 2014.

“Dje kishim Conte në Itali, sot me Allegri në Europë,” – lexohej në një flamur të mbajtur nga tifozët në Vinovo, deri në fund të Champions-it. Conte përfundoi nëntë vite të thatësirës së Juventusit, i dënuar për të endur nëpër “ferrin” e Seria B, pas “Moggigate”, duke pushtuar tre titujt kampioni dhe dy Superkupa Të Italisë në tri sezone.

Allegri iu dha fund 20 viteve të thatësirës në Kupën e Italisë dhe e ka ngritur “stekën” për t’u bërë trajneri i tretë më i suksesshëm në historinë e Juventusit. Një titull i ri, tashmë një kampion virtual, do të ratifikojë dopietën e tij të katërt (Seria A-Kupa e Italisë) në katër sezonet e drejtimit në Torino. “Ne duhet të përfundojmë në mënyrën më të mirë një vit të mrekullueshëm”, – thotë ai. Superkupa e Italisë është, deri më tani, thembra e tij e Akilit. Allegri ka fituar një të tillë dhe ka humbur tri.

Vetëm Trapattoni (14) dhe Lippi (13) i tejkalojnë 9 trofetë (titulli i shtatë radhazi është në duart e Juventusit), që Max do të ketë fituar si trajner i bardhezinjve. Allegri është, gjithashtu, trajneri me përqindjen më të mirë fituese (71.10%) në historinë e “Zonjës së Vjetër”. Ai pasohet nga Deschamps (70.45%) dhe Carcano (68.94%).

Rindërtimi i përhershëm
Allegri është detyruar të rindërtojë, sezon pas sezoni, një ekip që po vendos rekorde. Nga 11 fillestarët e formacionit, që trashëgoi trajneri Conte, kanë mbijetuar vetëm dy titullarë të zakonshëm (Buffon dhe Chiellini). Me kalimin e kohës janë larguar emra të tillë, si: Pirlo, Koman, Tevez dhe Vidal, në sezonin 2015-2016, Evra, Morata dhe Pogba, në sezonin 2016-2017, Dani Alves dhe Bonucci, në sezonin 2017-2018.

Ish-trajneri i Milanit ka përfshirë “pjesë të reja” (Alex Sandro, Khedira, Dybala, Higuain, Douglas Costa …), ka përshtatur Pjanic, që përpiqet të bëjë Pirlon, ndërsa Mandzukic e ka nxjerrë nga “rruga” e tij, si një sulmues ekstrem, duke treguar shkathtësi taktike përtej zakonit. Te Juventusi i Allegrit janë përdorur deri në nëntë skema të ndryshme: 4-3-1-2, 4-4-2, 4-3-3, 3-5-2, 3-4-2-1…

Allegri ka rezistuar vetëm për një titull Champions-i. Ai arriti në finalet 2015 dhe 2017, por ra kundër Barcelonës (3-1) dhe Real Madridit (4-1). Kjo disfatë e fundit, në Cardiff, e bëri atë të rimendojë të ardhmen në Torino: “Unë kisha një moment reflektimi, kjo ishte logjike, sepse humbëm dy finale Champions-i në tri vite të rëndësishme. Kam qëndruar vetëm sepse kisha ende energji dhe forcë për të përballuar edhe me një tjetër vit te Juventusi. Sigurisht, me besimin se mund të fitonim Champions-in”.

Ai jo vetëm vazhdoi si trajner bardhezi, por rinovoi kontratën deri në vitin 2020, në këmbim të 8 milionë eurove në vit. E ardhmja e tij, edhe një herë duket në ajër, por Allegri i gjuan topat jashtë…, tani për tani: “Ky ekip ka vend për rritje, por ne duhet të krijojmë stimuj të rinj”.  Me titullin e Seria A dhe Kupën e Mbretit në xhep, Roberto Mancini është i barabartë Max Allegri (4), si tekniku me më shumë tituj radhazi në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat