Neymar e thotë më në fund: Dua të luajë me Real Madridi-n

Futboll

Neymar e thotë më në fund: Dua të luajë me Real Madridi-n

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:02
Neymar

Neymar u ka pranuar disa prej bashkëlojtarëve se dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.

E përditshmja franceze “Le Parisien” ka njoftuar se sulmuesi brazilian u ka pranuar disa prej bashkëlojtarëve se dëshiron të transferohet në Real Madrid.

Neymar është objektivi kryesor i “Los Blancos” për afatin kalimtar të verës.

PSG ka insistuar se braziliani nuk është në shitje madje ka reklamuar fanellat e reja me imazhin e tij.

Por, Neymar duket i vendosur që të realizojë transferimin në Santiago Bernabeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat