Icardi: Për të mirën e klubit qëndroj në të kundërtën largohem

Futboll

Icardi: Për të mirën e klubit qëndroj në të kundërtën largohem

Më: 13 maj 2018 Në ora: 10:13
Icardi

Mauro Icardi, kapiteni i Interit ka folur per mikrofonat e Sky pas ndeshjes ndaj Sassuolos.

Zikalterit dështuan sot të fitojnë në ndeshjen që vlente sezonin dhe kapiteni i Interit Mauro Icardi ka komentuar kështu përpara gazetarëve gjithçka çfarë ndodhi.

“Jemi shumë të pikëlluar sepse donim të fitonim me çdo kusht. Sassuolo ka bërë një ndeshje të madhe, duhet pranuar. Consigli ka bërë ndeshjen më te mirë të karrierës së tij. Kur topi nuk do që të hyje, nuk ke çfarë bën, ne e kemi provuar me të gjitha mënyrat. Në San Siro ka pasur gjithmonë festë ketë sezon, duhet ti kërkojmë falje vërtete tifozëve.”

Ndërsa për të ardhmen ai dha shpresa tifozëve zikaltër se do të qëndroj te Interi.

“E ardhmja? E përsëris çdo vit: qëndrimin tim do ja përsëris edhe klubit. Nëse për skuadrën është një e mire qëndrimi im, unë do të qëndroj. Nëse është diçka e keqe, atëherë do te largohem”, përfundoi Icardi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat