Çmendet Mourinho, gati të paguajë 250 milionë euro për Neymar - Bota Sot
Çmendet Mourinho, gati të paguajë 250 milionë euro për Neymar

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Çmendet Mourinho, gati të paguajë 250 milionë euro për Neymar

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:18
Neymar

Manchester United është gati të hyjë në garë për të marrë sulmuesin brazilian të PSG-së, neymar, duke paguar edhe një shumë prej 250 milionë eurosh, më e lartë se ajo që francezët paguan një vit më parë për ta sjellë atë në Paris. Lajmin e ka konfirmuar sot e përditshmja britanike “The Mirror”, sipas së cilës Mourinho është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në “Old Trafford” yllin brazilian. Jo vetëm kaq, por “djajtë e kuq” janë gati ta paguajnë 35 milionë euro në sezon Neymar për ta bindur që të luajë në Premier League.

Por problem është skuadra e Real Madrid, që gjithashtu e kërkon me ngulm sulmuesin brazilian, që vjet u transferua nga Barcelona te PSG për shifrën e 222 milionë eurove, rekord. Por duket se United është duke biseduar prej kohësh me babain e Neymar, që është fans i ekipit të Jose Mourinho dhe ka shumë dëshirë që djali i tij të luajë me këtë skuadër në të ardhmen. Aktualisht sulmuesi 26-vjeçar ndodhet në Paris ku ka rinisur stërvitjen pas operacionit, por mund të largohet nga PSG-ja pas vetëm një sezoni, për të nisur një aventurë të re.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test