‘Delija’ famëkeqe e Cërvena Zvezdës në Novi Sad me pano kundër Fadil Vokrrit!

Futboll

‘Delija’ famëkeqe e Cërvena Zvezdës në Novi Sad me pano kundër Fadil Vokrrit!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2018 Në ora: 11:54
‘Delija’ famëkeqe e Cërvena Zvezdës në Novi Sad me pano kundër Fadil Vokrrit!

Tifozët ‘Delija’ famëkeqe e Cërvena Zvezdës nga Beogradi, njihet si nga tifozët me problematikë në shtetet e rajonit!  Por ‘Delijat’ në ndeshjen e të dielës që u luajt në stadiumin në Novi Sad, mes Vojvodinës dhe Cërvena Zvezdës, në pano kanë pasur edhe një mesazh për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Sigurisht e gjitha për shkak se Vokrri ua ndalojë Zvezdës të futet në Kosovës për të zhvilluar kinse një ndeshje humanitare kundër Graçanicës, kjo e fundit nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës.

Image

Ruzhiq e Vokrri

Edhe pse është gjithçka e paqartë, shihet se ‘Delija’ kanë një urrejtje të madhe për Vokrrin. “Transparenca është e dedikuar për takimin mes ministrit Ruzhiq dhe presidentin e FFK,  Fadil Vokrri, para pak ditësh. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe është transparenca që shpalosën Delijat gjatë ndeshjes”, shkruar Kurir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat