FFK vazhdon mbështetjen e futbollit femëror

Futboll

FFK vazhdon mbështetjen e futbollit femëror

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:34
Pamje nga konferenca

Federata e Futbollit e Kosovës është  vendosur që të mbështesë në vazhdimësi zhvillimin e futbollit të femrave. Në këtë drejtim sot anëzarja e KE dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi bashkë me menaxheren e Ligës së femrave znj. Valbonë Gashi dhe asistenten ekzekutive të sekretarit të përgjithshëm znj. Doruntinë Fetahu kanë mbajtur një takim informues me përfaqësues të klubeve të futbollit të femrave rreth mbështetjes dhe implementimit të projektit  për zhvillim të futbollit të femrave. “ FFK-ja njërin nga prioritet e saja e ka zhvillimin dhe promovimin sa më të madh dhe më të mirë të futbollit të femrave. Natyrisht sikur edhe deri me tani FFK-ja do të vazhdojë që përmes projekteve të ndryshme, të i përkrah fuqishëm klubet e femrave në funksionalizimin normal në punën e tyre, duke e ditur se klubet e femrave ende në opinion nuk ka një mbështetje të duhur, gjë që klubet duhet ta kërkojnë një gjë të tillë përmes donatorëve të ndryshëm, të cilët tash sipas ligjit për sponzorizim do të kenë lehtësira. Prandaj klubet duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Ne si FFK përmes projekteve do të bëjmë çmos që klubeve tu dalim në mbështetje të vazhdueshme. Kështu sipas Programit HatTrick të UEFA-s, ne do të nisim si pilot-projekt dhe klubet do të mbështeten financiarisht me pajisje sportive. Klubet e SuperLigës do të kenë mbështetje në vlerë prej 4000 Euro, ndërsa grupmosha  U-16 me nga 2000 euro secili klub në veshmbathje. Po ashtu, në mënyrë që të krijohen sa më shumë kushte të volitshme, klubet do të marrin edhe nga 1000 për transport” ka thënë në fjalën e saj znj. Vjollcë Krasniqi. Përfaqësuesit e klubeve kanë shprehur falënderim për këtë duke u zotuar që në të ardhmen edhe më shumë do të angazhohen në mbarëvajtjen e garave si dhe masovizimin e klubeve të femrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat