Mbërrin Tuchel, PSG nisë të flasë gjermanisht

Futboll

Mbërrin Tuchel, PSG nisë të flasë gjermanisht

Më: 14 maj 2018 Në ora: 19:15
Thomas Tuchel

PSG nga sot ka nisur një erë të re nën drejtimin e trajnerit gjermn Thomas Tuchel, i cili është prezantuar zyrtarisht nga klubi parizien, me një kontratë të vlefshme për dy sezonet e ardhshme.

Trajneri gjerman, që deri në vitin 2017 ishte në drejtimin e Borussia Dortmund ka firmosur deri në vitin 2020 me PSG, duke marrë vendin e Unai Emery, që të shtunën në mbrëmje është përshëndetur me skuadrën, edhe pse ka ende një ndeshje për të luajtur, atë kundër Caen më 19 maj.

“Është një gëzim i madh, krenari dhe ambicie që më bashkohen në këtë skuadër me kaq emër në futbollin evropian”, ishin fjalët e para të Tuchel. “Mezi po pres të nis punën me këta futbollistë të mëdhnj, që padyshim janë ndër më të mirët në planet. Së bashku me stafin tim do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar skuadrën në nivelet më të larta ndërkombëtare. Parisi ka një fuqi të jashtëzakonshme dhe kjo është padyshim sfida më emocionuese që kam patur. Mezi pres të zbuloj ‘Parc des Princes’, një stadium legjendar me një atmosferë fantastike”.

Shumë entuiziast ishte dhe presidenti i klubit, Al Khelaifi: “Thomas është një ndër trajnerët më të mirë në Evropë. Shpirti i tij konkurrues, gjykimi i tij për lojën sulmuese dhe karakteri i tij i fortë janë në një linjë me atë që ne kemi dëshiruar gjithnjë për PSG”, tha Khelaifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat