Mirabelli zbulon përforcimin e madh të Milanit për sezonin e ri

Futboll

Mirabelli zbulon përforcimin e madh të Milanit për sezonin e ri

Më: 15 maj 2018 Në ora: 07:32
Massimiliano Mirabelli

Massimiliano Mirabelli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e portierit të Napolit, Pepe Reina.

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e portierit të Napolit, Pepe Reina.

Ai ka thënë se “Rossonerët” kanë shfrytëzuar një mundësi të mirë duke siguruar shërbimet e Reinas si futbollist i lirë.

“Ardhja e Reinas? Ne e kemi shfrytëzuar një mundësi. Kur një portier i mirë si Reina hyn në skadim të kontratës, ne nuk kemi menduar për rolin e Donnarummas”, u shpreh ai për mediat italiane.

“Besoj se mund të na ndihmojë sidomos jashtë fushës, pastaj nëse tregu na largon Donnarumman, e kemi Reinan, përndryshe do t’i kemi dy portierë që do të ndërrohen varësisht nga ndeshjet që luajmë. Këtë vit kemi luajtur më shumë se të gjithë të tjerët”, theksoi Mirabelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat