Griezmann në mbrëmjen e tij, Atletico fiton Europa League - Bota Sot
Griezmann në mbrëmjen e tij, Atletico fiton Europa League

Futboll

E hënë, 16 korrik 2018

Griezmann në mbrëmjen e tij, Atletico fiton Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 20:29
Foto nga ndeshja

Atletico Madridi është fitues i Europa League në futboll. Skuadra spanjolle në finale triumfoi me rezultat 3:0 kundër Marseille-s, në ndeshjen finale që u zhvillua në stadiumin "Parc Olympique" në Lyon, ku ishin të pranishëm 58.000 shikues. Trim i mbrëmjes është reprezentuesi i Francës, Antoine Griezmann, duke shënuar dy herë në portën e skuadrës franceze Marseille. 

Griezmann u shqua me lojën e tij dhe ishte i pakapshëm për mbrojtjen e Marseille-s. Në minutën e 21-të, Griezmann realizoi nga rreth 12-13 metra, duke shfrytëzuar një gabim trashanik të mbrojtjes së Marseille-s. Dimitri Payet u largua nga fusha në minutën e 32-të, për shkak të një lëndimi dhe kjo sado kudo ndikojë në lojën e Marseille-s. 

Përkundër reshjeve të dendura të shiut, kjo fare nuk i pengojë të dyja skuadrat që të dëshmojnë lojë të fortë dhe nuk munguan edhe rastet. Në minutën e 49-të, mbrojtja e Marseille-s u tregua naive dhe nga kjo ka përfituar më së miri i disponuari Griezmann, i cili nga afërsia e parabolloi me top trupin e portierin Mandanda, 0:2.

Në minutat vijues, Marseille u përpoq me mundësitë e saja, por pa efekt, pasi që Atletico mbrohej dhe menaxhon lojën në tërësi. Skuadra franceze ka qenë e pafat kur zëvendësuesi Konstantinos Mitroglou goditi me kokë nga rreth 9-10 metra, por për fat të portierit Oblak topi u ndalë në shtyllën pingule. Në minutën e 83-të, nga rreth 19 metra Amavi goditi fortë, por Oblak me mund të madh shpëtoi portën e Atleticos. 

Një minutë (89') pa përfunduar takimi, kapiteni Gabi nga afërsia me një gjuajtje të fortë vulosi fitoren për 3:0. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone sikurse në qiellin e shtatë, me lojtarët e tij festoi triumfin e madh në Europa League, kurse Marseille lëshoi një mundësi të mirë.

Statistikat:

Marseille-Atletico 0:3

Stadiumi "Parc Olympique", Lyon.

Shikues:58.000.

Gjyqtar: B. Kuipers (Holanda).

Shënues: Griezmann (21' e 49'), Gabi (89').

Kartonat e verdhë: Amavi, Gustavo, N'Jie - Vrshalko, Lucas.
Marseille: Mandanda, Sarr, Rami, Luiz Gustavo, Amavi, Zambo Anguissa, Sanson, Thauvin,

Payet (Lopez 32'), Ocampos (N'Jie 55') dhe Germain (Mitroglou 74').

Atletico: Oblak, Vrshalko (Juanfran 46'), Gimenez, Godin, Lucas, Correa (Thomas 88'), Gabi, Saul, Koke, Griezmann (Torres 90') dhe Costa.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test