Arteta pasues i Wengerit tek Arsenali

Futboll

Arteta pasues i Wengerit tek Arsenali

Më: 17 maj 2018 Në ora: 18:20
Mikel Arteta

“Topçinjtë”, janë në kërkim të një trajneri të ri të skuadrës.

Mikel Arteta është kandidati kryesor për postin e trajnerit të Arsenalit.

Ish-mesfushori i klubit nga Londra dhe aktualisht ndihmës i Pep Guardiolas te Manchester City, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit për të zënë vendin e Arsene Wenger që do të largohet nga klubi.

Arsenali ka pasur në listë disa trajnerë me përvojë më të madhe sesa Arteta, si

Massimiliano Allegri, Luis Enrique dhe Joachim Low, me të cilët nuk ka mundur të merret vesh për bashkëpunim.

Mediat në Angli, shkruajnë se drejtuesit e klubit u kanë treguar edhe lojtarëve që Arteta do të jetë trajner i ri i ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat