Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar klubin Drita për shpalljen kampione e Kosovës për sezonin 2017/18.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka uruar lojtarët për angazhimin, pronarët e Dritës dhe Intelektualët për mbështetjen, siç thotë ai të jashtëzakonshme.
Krejt në fund, Haziri thotë se shihemi në “Champions League”.
Ja postimi i plotë i Hazirit:
Po. Ne jemi kampiona. Urime lojtarëve për angazhimin e pashoq, pronarëve të Dritës dhe Intelektualëve për mbështetjen e jashtëzakonshme. Shihemi në Champions League!