PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarit

Futboll

PSG nuk do ta lejojë largimin e Neymarit

Më: 20 maj 2018 Në ora: 21:32
PSG e transferoi sulmuesin në verën e kaluar për shumë rekorde prej 222 milionë eurosh duke ia paguar klauzolën te Barcelona.

Paris Saint-Germaini e ka njoftuar Neymarin se nuk do të shitet as te Real Madridi dhe as te Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar veror.

Për më shumë, klubi francez e ka kërcënuar brazilianin se do ta mbajë jashtë skuadrës në sezonin e ardhshëm, nëse ai vazhdon të bëjë presion për t’u larguar.

PSG e transferoi sulmuesin në verën e kaluar për shumë rekorde prej 222 milionë eurosh duke ia paguar klauzolën te Barcelona.

Mirëpo, ai nuk është i kënaqur me nivelin e lojës në Ligue 1 dhe dëshiron të largohet.

Los Blancos kanë qenë destinacioni më i përfolur për 26-vjeçarin, ndërsa babai i tij është në kontakte të vazhdueshme me hierarkinë e klubit spanjoll.

Në garë janë përfshirë edhe Djajtë e Kuq, të cilët janë të gatshëm ta paguajnë 34 milionë euro për t’u transferuar në Old Trafford.

Sipas Arab News, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaif dhe drejtori sportiv, Antero Henrique, e kanë takuar Neymarin në Brazil dhe ia kanë bërë të qartë se nuk do ta kejojnë të largohet.

Neymar ka edhe katër vite në kontratën e tij me klubin francez, ndërsa në kontratë nuk është përfshirë ndonjë klauzolë për largimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat