Sanchez: Te Unitedi nuk pata formën më të mirë shkaku i taktikave të lojës - Bota Sot
Sanchez: Te Unitedi nuk pata formën më të mirë shkaku i taktikave të lojës

Futboll

E hënë, 25 qershor 2018

Sanchez: Te Unitedi nuk pata formën më të mirë shkaku i taktikave të lojës

Më: 21 maj 2018 Në ora: 20:21
Sanchez ka shënuar vetëm dy gola në Ligën Premier me Unitedin (Getty Images)

Superylli i Manchester Unitedit, Alexis Sanchez po përpiqet të mbajë lart reputacionin e tij me fanellën e Djajve të Kuq që nga bashkimi me ta.

Sanchez ka gëzuar jo më shumë se dy ndeshje të mira që nga nënshkrimi për klubin në janar nga Arsenali.

Ai ishte i rëndësishëm në rikthimet kundër Manchester Cityt në ligë dhe Tottenham në Kupën FA, ndërsa pjesa tjetër e ndeshje ishte për tu harruar.

Megjithatë, ylli kilian i ka fajësuar taktikat e lojës dhe mosnjohjen me bashkëlojtarët e tij, kur u pyet në lidhje me formën e treguar.

“Unë mendoj se në çdo lojë që kam luajtur kam pasur vështirësi t’i përshtatem stilit të lojës dhe kam qenë duke i njohur bashkëlojtarët”, ka thënë fillimisht Sanchez për Daily Star.

“Unë besoj se ne duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet”.

“Ne duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi në ndeshje e mëdha dhe të njëjtën gjë në të ashtuquajturat ndeshje më të vogla”.

“Kjo është ajo që bëjnë ekipet e mëdha dhe unë mendoj se Unitedi janë një skuadër e madhe, kështu që ajo është çfarë ne duhet të bëjmë”, përfundoi kiliani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test