Organizimi i 97-tës në Raushiq të Pejës nuk harrohet?!

Futboll

Organizimi i 97-tës në Raushiq të Pejës nuk harrohet?!

Nga: Fadil Beqiraj Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:54
Fadil Beqiraj

Debate

Ishte viti 1997, kur skuadra e Besës së Pejës mundi Prishtinën me 2:1, për t’u shpall kampione e Kosovës në futboll. Me duhet t'iu rikujtoje opinionit futbolldashës në Kosove dhe me gjerë se edhe pse okupatori serb nuk lejonte të zhvillohej jeta normale e shqiptarëve, ishin institucionet paralele ato që e mbajtën gjallë këtë popull në ato kohë të vështira. 

Ndeshja luhej në livadh, improvizim i stadiumit, ky livadh ishte rrethuar me një litar i cili i ndante shikuesit prej futbollistëve dhe gjyqtarëve. Organizimi ishte shumë i mirë, vetëdija e njerëzve ishte shumë e lartë, nuk kishte nevojë për polic, dhe ishte kënaqësi të gjendesh në mesin e atyre shikuesve të cilët e dinin pse ishin aty, dhe për çfarë ishin mbledhur, nuk ishte vetëm loja e futbollit, që i kishte grumbulluar gjithë ata njerëz, por uniteti i shqiptarëve, se asgjë nuk mund të na ndalojë rreth realizimit të qëllimeve tona. Ndeshja filloj dhe përfundojë ashtu siç i ka hije lojës së futbollit në suaza të fair- play-it, pa asnjë ekces më të vogël.

Tash në vitin 2018, kemi shtet, kemi federatë, kemi gjyqtar, dhe shih çfarë organizimi, çfarë loje, çfarë rezultati, çfarë rrethimi prej forcave të policisë, çfarë nënçmimi dhe poshtërimi për shikuesit, të cilët u detyruan ta përkrahin skuadrën e tyre të zemrës prej rrugës, prej malit (parkut Karagaç) prej lisave, prej taraseve dhe kulmeve të shtëpive private në qytetin e Pejës. Në cilin shekull jemi, a jemi në xhungël a ku kështu.

Edhe ata shikues të cilët ishin prezent në ato pjesë të tribunave, në stadium nuk panë kurrfarë ndeshje, sepse nuk pati futboll, pati vetëm zhagitje, ndërprerje, fyerje, sharje dhe nervozë si në mesin e futbollistëve ashtu edhe tek shikuesit sepse ishin gjyqtarët ata të cilët ishin në qendër të vëmendjes për referim katastrofal saqë shpeshherë nuk dinin si të vepronin dhe çka të vepronin, sepse vështirë është të referosh kur je i dirigjuar dhe për detyre ke ta përfundosh ndeshjen me rezultat 0:0.

Aq shume ishin të humbur dhe të frikësuar ata të federatës saqë si nuk ju erdhi turp të mos ju dorëzonin futbollistëve medaljet dhe t’iu organizonin një festë më të mirë fituesit të titullit, Dritës së Gjilanit, të cilët që 15 vjet po e presin një gëzim të tillë. Ishte turp se si ia u dorëzuan kupën futbollistëve të Dritës sikur ta kishin vjedhur, e jo që e fituan me meritë, jo në këtë ndeshje, por gjatë stinorit të këtij kampionati.

Autori është gazetar sportiv

Shkrimi është marrë në profilin e tij

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat