Milan i kundërpërgjigjet UEFA-s me 2-3 blerje “big”

Futboll

Milan i kundërpërgjigjet UEFA-s me 2-3 blerje “big”

Më: 26 maj 2018 Në ora: 00:15
Milan i kundërpërgjigjet UEFA-s me 2-3 blerje “big”

Edhe pse situata te Milani nuk është aspak e qetë, pas kërcënimeve të UEFA për ta lënë jashtë Europës sezonin tjetër për shkak të “fair play financiar”, drejtori sportiv i kuqezinjve Marco Fassone shprehet se gjërat do të sistemohen shpejt. Jo vetëm kaq, por ai premton se merkato verore e kuqezinjve do të jetë mjaft e mirë, duke sjellë 2-3 përforcime me vlera.

Një rritje e kapitalit me 40 milionë euro do t’i japë mundësi skuadrës të planifikojë të ardhmen. “Nëse nuk do të luajmë në Europë nuk do të largohet asnjë nga lojtarët “big”. Nuk jemi të shqetësuar për të ardhmen, por të zhgënjyer, pasi drejtuesit na kanë qëndruar pranë dhe prisnim një tjetër përgjigje nga UEFA”, tha Fassone.

Më tej, drejtuesi i kuqezinjve shton: “Ne do të vazhdojmë betejën me UEFA-n, pasi kemi arritur një kualifikim të vështirë në fushë për të luajtur në Europë. Do të ndërtojmë një ekip të mirë për sezonin e ri, do të ketë blerje të mira, 2 apo 3 lojtarë “big”, që do ta forcojnë edhe më tej skuadrën. Rritja e kapitalit na jep mundësi që të jemi të qetë për të ardhmen, ndërkohë që me UEFA-n do të vazhdojmë të diskutojmë, për të gjetur një zgjidhje”, tha Fassone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat