Leonardo Bonucci mund të vendos të largohet nga Milan, gjatë afatit kalimtar të verës.
Kapiteni i “Rossonerëve” mund të vendos të gjejë një ekip të ri, gjatë afatit kalimtar të verës.
Gazetari i “Sky”, Alessandro Alciato ka bërë të ditur se Bonucci mund të ndahet me Milanin në rast se skuadra përjashtohet nga garat evropiane pas dështimit të marrëveshjes me UEFA-në.
“Kjo kundër Fiorentinës mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Bonuccit si kapiten i Milanit. Askush nuk do t’ia marrë shiritin e kapitenit por ai mund të vendos të largohet, sidomos nëse Milan mbetet jashtë garave evropiane”, deklaroi Alciato.