Perez replikon me Ronaldo: Nuk ka rëndësi individi, por klubi

Futboll

Perez replikon me Ronaldo: Nuk ka rëndësi individi, por klubi

Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:07
Perez dhe Ronaldo

Më shumë se sa fitorja e tretë radhazi e Champions League nga ana e Real Madrid (mundi 3-1 Liverpool), lajmi kryesor pas takimit final ishte deklarata e Cristiano Ronaldo, që tha: “Ishte diçka e bukur të luaja me Real Madrid”, duke lënë të hapur mundësinë e një largimi nga skuadra “merengues”.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, nuk e ka pritur mirë këtë deklaratë, duke thënë: “Të gjithë kanë të drejtën të flasin dhe të thonë atë që mendojnë. Por për një skuadër si Real Madrid rëndësi nuk ka individi, por klubi. I rëndësishëm mbetet klubi dhe në një ditë si kjo, që ne u shpallëm kampionë të Europës, gjëja më e rëndësishme është te festojmë trofeun”, tha Perez.

Më tej, numri 1 i Real Madrid, shtoi: “Nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë. Gjithnjë flasim për Ronaldon dhe më pas nuk ndodh asgjë. Jam i lumtur që ai ka fituar 5 herë trofeun e Champions League”. Ndërsa kapiteni Sergio ramos, tha: “Nëse ka ndonjë gjë pas kësaj deklarate, duhet ta sqarojë sa më shpejt. Nuk ka për të gjetur diçka më të mirë se Reali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat