Renditja e UEFA-s për klube, Reali në krye. Milani në pikiatë - Bota Sot
Renditja e UEFA-s për klube, Reali në krye. Milani në pikiatë

Futboll

E mërkurë, 19 shtator 2018

Renditja e UEFA-s për klube, Reali në krye. Milani në pikiatë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 14:17
Real Madrid

UEFA ka publikuar renditjen e re për klubet, klasifikim sipas të cilit do të nisë edhe sezoni 2018-2019.

Juventusi, kampion i Italisë, konfirmohet më i miri mes italianëve, teksa renditet në vendin e 5-të. Një ngritje me 8 pozicion edhe për Romën, që kap vendin e 13 dhe bëhet skuadra e dytë italiane në renditje.

Nënkampionët e Napolit, edhe pse kanë fituar dy pozicione nga renditja e kaluar, nuk shkojnë më shumë sesa vendi i 14 i klasifikimit, duke mbetur pas Romës.

Ndërkohë, Fiorentina e Lazio vijojnë më poshtë me vendet 34 dhe 39 respektivisht, që të dyja me zbritje. Rikuperim pozicionesh mes të poshtmëve ka shënuar Interi, që shkon në vendin e 72-të, por edhe Torino në vendin e 80, gjithsesi ngjitje e papërfillshme.

Milani i shpenzimeve të mëdha dhe halleve edhe më të mëdha, zbret në pikiatë me 33 pozicione, duke u renditur në vendin e 86.

Sa i përket renditjes, Reali i Madridit vijon kryesimin, i ndjekur tashmë nga Bayern Munchen dhe Barcelona, që kanë rikuperuar përkundrejt Atletico Madrid, në vendin e katërt. Në dhjetëshen e më të mirëve janë edhe Sevilla, Paris SG, Manchester City, Arsenal dhe Porto.

Renditja e re e UEFA-s për klubet [në fuqi prej 15 qershorit 2018]
1. Real Madrid 127
2. Bayern München 108 +1
2. Barcelona 108 +2
4. Atlético Madrid 140 -4
5. Juventus 103
6. Sevilla 91
7. Paris Saint-Germain 84
8. Manchester City 81
9. Arsenal 75
10. Porto 70 +1
10. Shakhtar Donetsk 81 +4
12. Borussia Dortmund 67 -2
13. Roma 64 +8
14. Liverpool 62 +8
14. Napoli 62 +2
14. Zenit St. Petersburg 62 +2
17. Manchester United 59 -5
18. Chelsea 57 -6
18. Besiktas 57 +8
18. Monaco 57 +8
21. Dinamo Kiev 54 +1
22. Tottenham Hotspur 52 +3
22. FC Basel 52 -4
22. Villarreal 52 +10
25. Benfica 51 -10
26. Bayer Leverkusen 50 -6
27. Schalke 04 46 -5
27. Athletic Bilbao 46 +7
29.Ol. Lyonnais 44,5 -4
30. Ajax 43,5 +1
31. Anderlecht 43 +2
32. Sporting CP 40 +5
32. Wolfsburg 40 +5
34. Fiorentina 39 -5
34. CSKA Moscow 39 +1
36. Salzburg 38,5 -8
37. Olympiakos 38 -8
38. Sparta Praha 34 +4
39. Lazio 31 -3
39. PSV Eindhoven 31 +1

Skuadrat e tjera italiane:
72 Internazionale 16 +10
80 Torino 13 +12
86 Milan 12,416 -33
86 Atalanta 12,416 +6
86 Sassuolo 12,416 +6
86 Sampdoria 12,416 +6

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test