Ish mbrojtësi i mirënjohur i Kosovës, Shefqet Kurti, është shprehur kritikë për ndeshjen e sotme të finales së Kupës së Kosovës, në mes Vëllaznimit nga Gjakova dhe Prishtinës, e cila u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Futbollistët qoftë të njërës palë qoftë të palës tjetër pas vazhdimeve u duken shumë të lodhur dhe disa mezi e përfunduan edhe takimin.
Kurti u shpreh kritikë: “Sa po mundëm me e vërejt në futbollin e Kosovës, shumë pak i kushtojnë rëndësi përgatitjes fizike? Ose ky stadium është shumë i madh për futbollistët e sotit”.